Vijon numërimi në Elbasan, kush është kandidati më i votuar i PD dhe PS

Shqipëria

Vijon numërimi në Elbasan, kush është kandidati më i votuar i PD dhe PS

Më: 28 prill 2021 Në ora: 09:59
Foto ilustruese

Vijon numërimi i kutive të votimit për votat nominale. Në Elbasan Partia Socialiste ka siguruar tetë mandate, ndërsa Partia Demokratike gjashtë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, aktualisht kandidati më i votuar socialist është Saimir Hasalla. Ky i fundit renditet i pesti në listë dhe ka siguruar 6788 vota.

Pas tij vjen Taulant Balla, i cili deri më tani ka siguruar 5541 vota. Ndërkaq, i treti më i votuar është Besion Ajazi me 4980. Nga 511 qendra votimi në total në qarkun e Elbasanit janë numëruar 207. 

Ndërsa përsa i përket Partisë Demokratike sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, aktualisht kandidati më i votuar nga PD është Dashnor Sula, i cili kryeson listën me 5406 vota.

Pas tij renditet Luçiano Boçi, i cili është i shtati në listë ndërsa aktualisht ka 3270. I treti më i votuar nga kandidatët demokratë është Fadil Marzheku me 2714. Nga 511 ëndrra votimi në total në qarkun e Elbasanit janë numëruar 207.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat