Kryemadhi: U zhgënjeva shumë, por ne jemi si feniksi

Shqipëria

Kryemadhi: U zhgënjeva shumë, por ne jemi si feniksi

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:07
Monika Kryemadhi

LSI-në Monika Kryemadhi e krahason me feniksin, për të treguar se i njëjtë do të jetë procesi i ringritjes për këtë parti.

Gjatë një deklarate për mediat, ajo shprehu zhgënjimin për rezultatin e dobët në zgjedhje.

Por theksoi se beteja do të vazhdojë.

“Ne jemi si feniksi, nga hiri ynë ne do të ringrihemi dhe do ta çojmë më tej betejën tonë. Beteja jonë nuk është një betejë për një karrige kryeministri, është për ju të rinjtë, që të mos ikni nga Shqipëria, por të rrini këtu. Zhgënjimin e kam patur shumë të madh në numra, por jemi shumë të qartë dhe të vendosur: Ky sistem për të cilin përgjërohet Edi Rama dhe kushdo tjetër, është një sistem që i doli boja.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat