“Numëruesit po kryejnë parregullsi të rënda”, paralajmëron Doda: Provat do dërgohen në SPAK

Shqipëria

“Numëruesit po kryejnë parregullsi të rënda”, paralajmëron Doda: Provat do dërgohen në SPAK

Më: 28 prill 2021 Në ora: 18:07
Mesila Doda

Kandidatja për deputete e PDIU-së, Mesila Doda ka deklaruar se nga informacionet e fundit që i kanë ardhur nga vëzhguesit, numëruesit po kryejnë parregullsi të rënda gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo shprehet se vota të pavlefshme po konsiderohen për llogari të kandidatëve të ndryshëm, ndërsa shtoi se i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë tavolinat e numërimit.

Doda paralajmëron se të gjithë abuzuesit do përballen penalisht dhe provat do të dërgohen në strukturat e SPAK.

Postimi i plotë:

Nga informacionet e fundit qe vijnë nga vëzhguesit tanë, numëruesit po kryejnë parregullsi të rënda gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve. Vota të pavlefshme apo të partive qe nuk kanë marre mandat po konsiderohen për llogari të kandidatëve të ndryshëm. Ftojmë organet e drejtësisë të hetojnë paraprakisht ne tavolinat e numërimit. Paralelisht ne po krahasojmë pamjet e filmuara qysh ne numërimin e pare të kutive, me procesverbalet për kandidatët dhe partitë. Të gjithë abuzuesit do përballen penalisht dhe provat do dërgohen ne strukturat e SPAK. Masakra elektorale po vazhdon…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat