Manja: Nuk ka hap konkret për shkarkimin e presidentit, kam pritur që të jepte dorëheqjen

Shqipëria

Manja: Nuk ka hap konkret për shkarkimin e presidentit, kam pritur që të jepte dorëheqjen

Më: 28 prill 2021 Në ora: 23:58
Ulsi Manja

I ftuar në Arena, kandidati i për deputet i PS-së, Ulsi Manja u shpreh se nuk ka hap konkret lidhur me shkarkimin e presidentit.

Manja: Nuk ka hap konkret lidhur me shkarkimin e presidentit. Mesa jam njohur nga mediet ka pasur një reagim të Taulant Ballës edhe pse në sytë e shqiptarëve Ilir Meta nuk është më president.

Kam pritur që Presidenti të mbaj premtimin që u ka dhënë shqiptarëve për t'u larguar. Unë nuk e kam besuar në asnjë moment këtë gjë. Edhe sikur të ishin zgjedhjet si në Danimarkë nuk kam pasur dilemë që Meta nuk jep dorëheqjen.

Manja shtoi se Ilir Meta nuk është president në sytë e shqiptarëve dhe se thirrjet për dhunë, për urrejtje, ndasi e përçarje përbëjnë vepër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat