Dibër/ Krim brenda familjes, vret vëllain 23 vjeçar me thikë

Shqipëria

Dibër/ Krim brenda familjes, vret vëllain 23 vjeçar me thikë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat