Mbyllet numërimi në Fier/ Erion Braçe thyen rekord, kandidati i PD merr mbi 9200 vota, por...

Shqipëria

Mbyllet numërimi në Fier/ Erion Braçe thyen rekord, kandidati i PD merr mbi 9200 vota, por...

Më: 29 prill 2021 Në ora: 18:18
Fier

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit.

Erion Braçe rezulton kandidati më i votuar me 15 622 vota i ndjekur nga Gramoz Ruçi me mbi 10 mijë vota.

Në radhët e PD, Agron Kapllanaj mori numrin më të lartë të votave, 9274 vota, por nuk do të jetë në parlament pasi nuk ishte pjesë e listës fituese dhe arriti të thyente herësin për të marrë mandatin e deputetit. Kapllanaj u dogj për më pak se 800 vota.

Ndërsa mandati i vetëm e LSI i takon Monika Kryemadhit, e cila mori 1771 vota.

Në qarkun e Fierit, PS ka siguruar 9 mandate, aleanca PD-AN ka siguruar 6 mandate, ndërsa LSI 1 mandat.

Deputetët që kanë siguruar mandate në listën e PS janë:

1.Erion Braçe – 15622

2.Petro Koçi – 3232

3.Lindita Buxheli – 5390

4.Baftiar Zeqaj – 2726

5.Antoneta Dhima – 4268

6.Bujar Cela – 4319

7.Ismet Beqiraj – 2391

8.Tatiana Piro – 2270

9.Gramoz Ruçi – 10292

Ndërsa në listën e Partisë Demokratike, kandidatët që kanë siguruar mandate janë:

1.Enkeled Alibeaj -5225

2.Eralda Bano -1296

3.Saimir Korreshi – 4887

4.Luan Baçi – 5315

5.Nusret Avdulla – 2506

6.Ilda Dhori – 3858

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat