Rama flet për herë të parë për “blerjen e votave”: Kemi humbur 3 mandate nga...

Shqipëria

Rama flet për herë të parë për “blerjen e votave”: Kemi humbur 3 mandate nga...

Më: 29 prill 2021 Në ora: 21:34
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për akuzat se ka patur blerje masive të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku PS fitoi e vetme mandatin qeverisës.

Duke iu përgjigjur akuzave nga partitë opozitare për blerje apo manipulime të votës, Rama solli si shembull votimin në burgje.

“Këto janë broçkulla. Partitë që kanë humbur, është PD dhe LSI që flasin përçart. Nëse do të shohim edhe në sondazhet që janë bërë publike ka përputhshmëri mes sondazheve dhe rezultatit. Kush të akuzon për diçka që s’e ke  bërë, ose e ka bërë vetë ose do ta bënte në vendin tënd. Është hera e parë në vendin tonë që opozita fiton në burgje të caktuara, ose në të gjitha burgjet ka rezultat normal. Deri në 2017 kur burgjet amdinistroheshin nga LSI, rezultatet janë me zero. Dhe kur në burgje nuk është përdorur fuqia e pushtetit imagjino sa mund të jetë pëdorur jashtë”, pohoi Kryeministri.

Rama deklaroi në Opinion se rezultatin aktual e kishte pritur, madje se forca e tij politike ka humbur edhe 3 mandate nga votat e pavlefshme.

“Ne sot kalkulojmë që kemi humbur 3 mandate nga votat e pavlefshme”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat