KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri

Shqipëria

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri

Më: 30 prill 2021 Në ora: 10:39
Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjatë një seance e KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Evjeni Sinojmeri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Seanca ndaj Sinojmerit u zhvillua të mërkurën pa praninë e saj dhe pa një përfaqësues ligjor.

Trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin, njoftoi se Sinojmerit i ishte kërkuar disa herë të paraqitej apo paraqiste një mbrojtës, por ajo nuk ishte përgjigjur dhe as kishte marrë në dorëzim materialet e dosjes.

KPK konstatoi se Sinojmeri nuk justifikonte pasurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat