Rikthehet pas zgjedhjeve Kuvendi, seanca e parë më 4 maj, në rend dite 12 dekrete për kthim ligji të Presidentit Meta

Shqipëria

Rikthehet pas zgjedhjeve Kuvendi, seanca e parë më 4 maj, në rend dite 12 dekrete për kthim ligji të Presidentit Meta

Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Kuvendi mblidhet për herë të parë më 4 maj pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në rendin e ditës janë 12 akte normative që lidhen me buxhetin e vitit 2021, vaksinat, rindërtimin, letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, regjistrin e pronarëve përfitues, pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit apo etj.

Ndërkohë po në rendin e ditës janë dhe 12 dekrete për kthim ligji nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke nisur nga vlerësimi kalimtar i Policisë, Gardës dhe SHÇBA.

Deri tek ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale si dhe organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatave apo Prokurorive.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat