“O Loli, bëje për hatrin tim”/ Dalin pamjet e arrestimit të 26-vjeçarit që vrau vëllain: Dua bukë, mos më rrihni!

Shqipëria

“O Loli, bëje për hatrin tim”/ Dalin pamjet e arrestimit të 26-vjeçarit që vrau vëllain: Dua bukë, mos më rrihni!

Më: 1 maj 2021 Në ora: 13:59
Pamje nga video

Janë publikuar pamjet e arrestimit të Florian Tonuzit, 26-vjeçarit që vrau me thikë vëllain e tij 23-vjeçar në oborrin e shtëpisë.

"Faxnews" ka nxjerrë pamjet kur ai zbulohet se është pranë banesës së tij dhe më pas njoftojnë policinë.

Floriani fshihet në një godinë të vjetër dhe pas negociatave me policinë dhe ndërhyrjen e nënës është bërë i mundur arrestimi.

Floriani ka kërkuar vetëm ushqim dhe që të mos dhunohet në ambientet e policisë.

Në bindjen e Florianit për t’u dorëzuar kanë ndërhyrë edhe shokët e tij, gjithashtu edhe e motra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat