Dalin shifrat e fundit, kaq shqiptarë janë vaksinuar deri më tani

Shqipëria

Dalin shifrat e fundit, kaq shqiptarë janë vaksinuar deri më tani

Më: 1 maj 2021 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

17125 qytetarë janë vaksinuar ditën e sotme duke e çuar numrin total të të vaksinuarve në 494,028 në vendin tonë.

Këtë shifër e ka publikuar ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu e cila thekson se vaksinimi vijon me ritme të larta në çdo cep të vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 100 raste te reja dhe 2 viktima nga koronavirusi.

Ndërsa vendi ynë po përballet më shumë se një vit nga COVID-19, deri më tani janë kryer 638,671 testime, ku kanë rezultuar 131,185  raste pozitive. nga këto raste aktive janë 18,617. Numri i të shëruarve ka arritur shifrën  110,172, ndërsa deri tani kanë humbur jetën 2,396 të prekur nga COVID.

Tirana kryeson qytetet me numrin më të madh të rasteve aktive në vend me 15317 raste, ndërsa pasohet nga Fieri me 1150 raste dhe Durrësi me  272.

Lezha dhe Berati janë dy qytetet me më pak raste, përkatësisht 78 dhe 97 raste aktive me covid.

Në mesin e muajit maj pritet të ketë një rritje të numrit të të infektuarve  me covid 19 , pas zgjedhjeve të 25 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat