Maqellara pa ujë, stina e verës rrezikon prodhimet bujqësore, banorët: Me shpresë te Allahu, mos bie shi

Shqipëria

Maqellara pa ujë, stina e verës rrezikon prodhimet bujqësore, banorët: Me shpresë te Allahu, mos bie shi

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:25
Maqellara

Në Maqellarë të Dibrës edhe këtë verë nuk do të ketë sistem ujitës për qindra hektarë tokë bujqësore.  Banorët thonë se në këto kushte prodhimet rrezikohen, ndërsa fitimet janë shuëm të pakta.

Shumë pranë stinës së thatë të verës dhe në Maqellarë të Dibrës tokat rrezikojnë të mbeten pa ujitur.

Qindra hektarë tokë bujqësore janë lënë përsëri në mëshirë të fatit, për të cilat megjithëse ishte premtuar për sistemintë mirëfillt, rezervuarët dhe kanalet  ujitëse mbetën vetëm në letra.

Sytë  i kanë vetëm nga reshjet e shiut, thonë banorët, të cilat ishohin si zgjidhje për prodhimet e tyre në toka.

"Maqellara nuk ka ujë fare."

"U prish kanali në kohë të demokracisë dhe nuk ka vënë dorë njeri."

"Presim Allahun mos bie shi."

Fitimet nuk i justifiojnë shpenzimet, shprehen banorët.

"Sa formon kokën kalliu, është pa ujë. Vend i vdekur."

"E punojmë tokën kot."

Gjithashtu shqetësim mbetet edhe uji i pijshëm, për të cilin nuk ka një rrjet që tu lehtësojë jetesën banorëve.

"Nuk ka ujë fare Maqellara, as për të pirë dhe jo për vaditje. Unë e kam me pus."

Maqellara është braktisur nga të rinjtë, thonë më të vjetrit, e kjo vetëm për shak të mungesës së kushteve më minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat