Grida Duma takon demokratët e Kavajës pas zgjedhjeve: Mirënjohje që nuk përkuleni

Shqipëria

Grida Duma takon demokratët e Kavajës pas zgjedhjeve: Mirënjohje që nuk përkuleni

Më: 2 maj 2021 Në ora: 15:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Grida Duma ka zhvilluar këtë të diel biseda me banorë në Golem, Synej dhe Luz.

Përmes një postimi në “Facebook”, Duma ka falenderuar dhe iu ka shprehur mirënjohjen demokratëve të këtyre zonave për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Kontributet e demokratëve, shqiptarëve që na besuan e votuan, kanê sot mirënjohjen më të madhe e të thellë! Në Golem, Synej e Luz, zhvilluam biseda të qarta për meritën e qëndrimet e vyera së pari të demokratëve.

Falenderime për gjithë që nuk u përkulën dhe vijojnë në momente të tilla të mos përkulen! Demokratët nuk dorëzohen!”, shkruan Grida Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat