Mutacioni vdekjeprurës indian i COVID vjen pranë Shqipërisë, zbulohen dy raste në Greqi

Shqipëria

Mutacioni vdekjeprurës indian i COVID vjen pranë Shqipërisë, zbulohen dy raste në Greqi

Më: 2 maj 2021 Në ora: 21:27
Greqi

Greqia nuk gjen qetësi edhe në këto Pashkë Ortodokse për shkak të pandemisë. Mediat greke raportojnë se janë zbuluar dy raste të tjera me mutacionin indian të COVID-19.

Në fakt zyrtarisht mutacioni indian ka hyrë dhe në Greqi, pasi janë raportuar më parë 2 raste, një prej të cilave në Patra në fund të prillit.

India është vendi i cili po shënon shifra rekord viktimash nga COVID-19, por edhe infektime shumë të larta.

Pas Kinës, SHBA dhe Brazilit, India duket se do të jetë ‘bomba’ e katërt e COVID-19 në gjithë botën gjatë periudhës së pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat