Migen Qiraxhi ngre shqetësimin: 15% e të rinjve u është ofruar para për votën!

Shqipëria

Migen Qiraxhi ngre shqetësimin: 15% e të rinjve u është ofruar para për votën!

Më: 3 maj 2021 Në ora: 08:54
Migen Qiraxhi

Një anketë mbi qasjen e të rinjve ndaj këtyre zgjedhjeve tregon se të paktën ata të rinj që kanë votuar kanë pasur besim se me votën e tyre do të bënin ndryshimin.

Anketës së zhvilluar nga “Qëndresa Qytetare” me 300 të rinj në Tiranë, Elbasan, Kukës, Durrës dhe Fier i janë përgjigjur si të rinj që votojnë për herë të parë ashtu edhe të tjerë që e kishin herën e disatë që votonin.

Anketa tregon gjithashtu se sa u përmbushën pritshmëritë e të rinjve ndaj subjekteve politike dhe kandidatëve këtë 25 prill.

I ftuar në “Wake Up”, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” theksoi se 60% e të rinjve kanë votuar njësoj si familja e tyre, pra janë ndikuar nga ata.

“Të rinjtë shprehen se 75% e tyre shprehen se ‘po’ e njohin dhe e kanë lexuar programin e partisë që votuan, duke vlerësuar punësimin dhe Integrimi në BE. Gjithashtu, 1 në 3 të rinj mendonin se partia humbëse nuk do t’i njihte zgjedhjet.

Listat gjysmë të hapura nuk u dhanë mundësinë të rinjve që të zgjidhin ata kandidatët që donin.

20% e të rinjve kanë thënë që ishin të komplikuara dhe kur e thonë të rinjtë, për moshat e tjera duhet të jetë edhe më problem. Kjo reflektohet edhe në numrin e votave të pavlefshme.

15% shprehen se u është ofruar pagesë ose të mira materiale për të këmbyer votën e tyre. Është një shifër e madhe për këtë moshë dhe është një nga sfidat e mëdha për të adresuar, pasi vijon të mbetet një fenomen shqetësues për shoqërinë tonë”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat