Një letër pak politike vetes

Shqipëria

Një letër pak politike vetes

Nga: Rexhep Shahu Më: 3 maj 2021 Në ora: 10:27
Rexhep Shahu

Me njerëz të ndryshëm shpesh kemi folë vitet e fundit dhe jemi pajtuar se po qeveriset keq nga z. Rama dhe ekipi i tij jo profesional, jo përfaqësues dhe jo politik, se ka shume reklamë e pak punë, ka shumë presion dhe është rritë frika e njerzve, është shtuar arroganca e shpërfillja zyrtare, është ndarë keq pasuria kombëtare e dhënë në PPP dhe shteti po heq dorë, qeveria Rama po çvesh shtetin nga përgjegjësitë e tij jetike, vitale, nuk ka zhvillime thelbësore në favor të integrimit të vendit, nuk ka afrim real me Kosovën, nuk ka nxitje të të rinjve që të investohen e të ngrenë punët e bizneset e tyre në vend, ka punësime vetem për njerzit e Partisë Socialiste e familjaret socialistë, të tjerët nuk i përfill askush dhe shteti për shumë qytetarë profesionistë e shkollarë është bërë njerkë e shtrigë, ka tendence agresive dhe aspak vemendje qeveritare për braktisjen e atdheut nga rinia, nuk ka vemendje për të pamundurin, ka shumë fjalime, pafund fjalime, i çohet një pako mashtruese me ushqime të pamundurit e votuesit socialist por kjo nuk është ndihme, është stimulim i kulturës së varfërisë e pranim i mjerimit si kulturë e pashmangshme që duhet pranuar në Shqipërinë tonë që gjithçka e ka të mirë, përvec qeverisë e drejtimit të saj që e ka të keqe e shume të keqe.

Sot, pasi ndodhi e pabesueshmja, që qeveria Rama, me rekorde jo pozitive në dy mandate të saj, që nuk la gjurme në jeten e historinë e vendit, kur pritej të shkonte në shtëpi, ajo rremben me vjedhje e manipulime mandatin e tretë politik, dhe shumë njerez seriozë, jo sharlatanë rrjetesh e ekranesh, që u ka peshë fjala publike, heshtin. Ndoshta është heshtje prej floriri. Kjo botë është ndërthurje interesash, të gjithë e dine se bota rrotullohet, por si ka thënë ai i mençuri, kanë fëmijë...

Partia Demoktratike që pritej te vinte në pushtet, nuk do ta ulte diellin në toke, por do ta bënte pushtetin më njerzor, do ta bente  më pak genjeshtar e mashtrues, më pak arrogant e shpërfillës, do te ulte taksat, do ta lehtesonte komunikimin, do të rriste pagat se vetem ajo në pushtet e ka berë një gjë të tillë dhe do të ndërtonte ndonjë vepër madhore që ajo ka dhenë prova se i ndërton kur është në pushtet dhe do të shpëtonte vendi nga rrugët, portet e aeroportet në 3D me të cilat na neveriti z. Rama bashkë me retoriken banale. Dhe do ta realizonte rrotacionin politik që është domosdoshmeri në pluralizem.

Nuk duhen shumë mend e mund i madh se edhe lopa e kupton se qeveria i vodhi zgjedhjet, e rëndoi dorën në plaçkë.

Po krijohet një klimë e pështirë, ne vend qe te kriijohet opinion refuzues kunder qeverise hajdute te votes, po investohet nga qeveria e levat e saj krijimi i nje oponioni luftarak e mbytes kunder PD e kryetarit te saj Lulzim Basha, sikur nuk ka faj hajduti, qeveria, por opozita pse u vodhen zgjedhjet, pse u bene mijera e mijera flete votimi te pavlefshme nga komisionere. Akuzohet opozita se nuk i mbrojti votat. Opozita nuk e ka detyre kushtetuese te ruaje as te zhvilloje zgjedhjet, eshte detyre e qeverise organizimi e ruajtja e zgjedhjeve pasi opozita nuk ka ushtri dhe as nuk ben lufte as nuk e zevendeson para zgjedhjeve qeverine ne detyren e saj kushtetuese, organizimin e ruajtjen e zgjedhjeve.

Qeveria prishi rregullat e lojes ne mes te lojes me arrogance qe nuk e ndalen dot as ambasadat qe trysnojne ato qe u binden dhe u puthin doren atyre qe nuk u binden.

Qeveria krijoi opoziten e saj dhe me veprimet e saj te dhunshme e shmangu dhe deridiku e perçau opoziten e vertete. Partite e reja dhe opoziten qe krijoi qeveria Rama para zgjedhjeve, i perdori si perzervativ dhe i hodhi ne kosh tani pas zgjedhjeve si gje krejt te pavlere. Opozita qe krijoi qeveria i beri nje dem te konsiderueshem opozites reale se ne krye te saj u vune njerez mosmirenjohes qe nder vite demokratet u kane bere ndere e u kane dhene shume pushtet te cilin ata mjerisht e paskan konsideruar si merite te tyre. Sot ata qe i bene atentat Partise demokratike me partizat e klubet e tyre shkojne kokeulur drejt piedestalit te turpit dhe hyne ne histori si mosmirenjohes. Ende pa u larguar pluhuri i betejes elektorale, pa u numeruar mire vota, individe e grupe te ndryshme demokratesh u hodhen kunder viktimes PD dhe kryetarit Basha dhe i kerkuan te dorehiqej menjehere, pa pritur asnje shpjegim, pa gjykuar dhunuesin e xhelatin e zgjedhjeve. Pa u bere nje mbledhje, nje analize, nje gjykim, nje shpjegim.

Fajtor eshte vetem i munduri, i dobeti, i agresuari, dhunuesi nuk ka faj asnjehere. Me kete filozofi ish pushtetare te PD kryesisht qejfprishur dhe jo luftetare politike te spikatur, njerez qe nuk djersiten ne fushate, qe nuk u pane as ekraneve as shesheve, qe politiken e dine vetem ne Fb e jo tek votuesi e anetari i paperfillur e i pabegenisur i PD, por edhe demokrate te spikatur e qendrestare qe i kane qendruar besnike PD, kerkojne te ike Basha menjehere.

Po a duhet te largohet Basha jashte institucioneve te partise apo ne istitucione, a duhet ta paraqese partine si grupim njerezish te rrugeve apo si institucion, a duhet degjuar te flase edhe Basha se ndoshta ka ndonje shpjegim te arsyeshem edhe ai ne mbrojtje te vetes mund te drejtoje ndaj ndokujt gishtin e ti thote per bashkepunimet qe ndokush ka bere me poziten ne zgjedhje, pasi Basha si cdo kryetar ka me shume mundesi informacionesh nga shume burime se kryetareve u shkojne dhe shume letra e sms dashurie nga njerzit qe i kerkojne ndere, perkrahje e grada.

Basha, gjithmone sipas mendimit tim personal, duhet te mbledhe institucionet e te vendoset ne institucione per fatin e tij dhe fatin e atyre qe partine e duan vetem kur u jep poste dhe nuk e duan nese nuk u jep poste dhe ne institucione te vendoset cfare do behet.

Basha tha se beteja vazhdon.

Natyrisht dua te ndodhe keshtu, dua qe te mos heshtet asnje dite asnje ore, asnje çast. Beteja duhet bere kudo, por betejat ne institucione jane me te domosdoshme dhe nuk duhet kurre me ta nxjerrin PD ne udhe sepse nuk eshte parti udhesh, eshte partia qe ka themeluar shtetin pluralist e demokratik. Beteja duhet te jete profesionale ne institucione kombetare e nderkombetare.

Por institucioni shesh nuk duhet te rrije i shkrete. Lulzim Basha ka munde te nxjerre ne shesh mbi 100 mije njerez. Per demokracine e pluralizmin politik kunder diktatures e instalimit te njeshave kam shprese se dalin ne shesh perseri, por askush nuk duhet ftuar ne shesh per shetitje e ajer te paster, as per dhune e vandalizma, por duhet ftuar ne shesh per ti thene qeverise ndal, leshoji ne toke votat e vjedhura dhe ajo duhet ti leshoje ne toke votat e vjedhura qe te mos i priten duart. Ky eshte sheshi e misioni i institucionit shesh krahas betejave ligjore te pakompromis ne institucione me njerez kopetente, jo me opozitare te emeruar nga qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat