"Nxiti konfliktin politik deri në vrasjen e..."/ Ja argumentet e maxhorancës për shkarkimin e Ilir Metës

Shqipëria

"Nxiti konfliktin politik deri në vrasjen e..."/ Ja argumentet e maxhorancës për shkarkimin e Ilir Metës

Më: 3 maj 2021 Në ora: 13:15
Ilir Meta

Në kërkesën e 50 deputetëve të Parlamentit për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta ndër të tjera thuhet se nxitja e dhunës nga ana e Kreut të Shtetit ka sjellë edhe humbjen e jetës së një personi, duke iu referuar ngjarjes së Elbasanit ne 21 prill.

Sipas deputetëve, Presidenti në daljet e tij publike ka intimiduar votuesit duke iu kujtuar se ai vetë apo “populli” do t’i “presin dorën”.

“Me të njëjtën frymë të abuzimit dhe tejkalimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore si dhe në kushtet e shkeljes së rëndë dhe flagrante të Kushtetutës, Z. Ilir Meta para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore 2021, me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik.

Por përkundrazi e ka nxitur atë në terma të tilla, të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të parive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët dhe duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes si dhe lirinë personale, deri në kryerjen e konflikteve me armë dhe humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve, përfshirë vënin në rrezik të jetës së efektivëve të FA”, thuhet ndër të tjera në argumente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat