Opozita e re/ Alimadhi: Na shanë, por ishim të pavarur! Murrizi: Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri…

Shqipëria

Opozita e re/ Alimadhi: Na shanë, por ishim të pavarur! Murrizi: Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri…

Më: 3 maj 2021 Në ora: 15:02
Foto

Deputetët Myslim Murrizi dhe Adriatik Alimadhi kanë akuzuar mediat për sulme të pambështetura ndaj deputetëve të opozitës së re, që u futen në parlament nga djegia e mandateve të PD-LSI.

Alimadhi tha se deputetët e opozitës kanë qenë të pavarur dhe me profesione të ndryshme.

“Kemi qenë disa mendje të pavarura plotësisht. Ka qenë një produkt i mirë, të gjithë deputetët që morën mandatët, kanë qenë tërësisht të pavarur. Na shanë dhe na diskriminuan. Ata që do vijnë janë vetëm individë servilë ndaj kryetarit. Ne kemi qenë ndryshe”, tha Alimadhi.

Nga ana tjetër, Myslim Murrizi u shpreh në emisionin “Breaking” se Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri janë më të padëmshëm se hajdutët dhe kriminelët e tjerë.

“A mund t’u thotë dikush shqiptarëve se Kujtim Gjuzi dhe Salami Jenisheri erdhën në parlament me votën e shqiptarëve dhe firmën e Bashës apo me kallash. Më mirë këta se hajdutët dhe kriminelët. A kanë vjedhë ndonjë tendër Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri”, tha Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat