SMS-të fyese në adresë të disa qytetarëve, Meta kërkesë kompanisë: Presim informacione, u dërguan nga qendra juaj e mesazheve

Shqipëria

SMS-të fyese në adresë të disa qytetarëve, Meta kërkesë kompanisë: Presim informacione, u dërguan nga qendra juaj e mesazheve

Më: 3 maj 2021 Në ora: 16:33
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thotë se është në pritje të informacionit nga kompania telefonike pas denoncimit se mesazhe fyese e kërcënuese ishin dërguar në emrin e tij disa personave.

Zëdhënesi i Presidentit, Tedi Blushi shkruan se sot Kreu i Shtetit iu drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë telefonike, pasi sipas të dhënave të siguruara mesazhet e manipuluara janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie.

Reagimi i zëdhënësit

Sot, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë “One Telecommunications” lidhur me keqpërdorimin kriminal të mesazheve telefonike, gjoja sikur janë dërguar nga numri i Tij personal zyrtar, në adresë të disa qytetarëve.

Sipas të dhënave të siguruara, mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike.

Për këtë arsye, Presidenti Meta është në pritje nga “One Telecommunications” të informacionit të nevojshëm, para nisjes së procedurave ligjore në sistemin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat