Nis seanca e parë e Kuvendit pas zgjedhjeve, e drejton Vasilika Hysi, Valteri: Të falen gjobat gjatë pandemisë

Shqipëria

Nis seanca e parë e Kuvendit pas zgjedhjeve, e drejton Vasilika Hysi, Valteri: Të falen gjobat gjatë pandemisë

Më: 4 maj 2021 Në ora: 10:28
Nis seanca e parë e Kuvendit pas zgjedhjeve, e drejton Vasilika Hysi, Valteri: Të falen gjobat gjatë pandemisë

Ka filluar seanca e parë e Kuvenditpas zgjedhjeve të 25 prilli teksa për dhjetëra deputetë kjo është e fundit.

Seancën e drejton Vasilika Hysi, nënkryetarja e Kuvendit e cila nuk do të jetë në parlamentin e ri në shtator.

Fjalën e parë e ka mbajtur pikërisht Halit Valteri, deputeti i cili garoi si kandidat me siglën  e PS dhe nuk fitoi dot. Ai kërkoi që seancën tjetër të bëhet një akt normativ që të falen gjobat gjatë pandemisë.

‘’Gjatë takimeve që kemi pasur në këto 3 muaj të nxehta, do ju kërkoja që seancën e ardhshme të bëjmë një akt normativ që të falen gjobat gjatë pandemisë. Si heqje patentash, apo për subjektet.

Vendi ynë kaloi një situatë të vështirë. Të bashkohemi, dhe seancën e ardhshme të falen këto gjoba. Për 3 vite, një kryefamiljar që ka dalë për një hall apo për një tjetër, dhe s’ka gjetur dakordësinë me policin, pasi 3 vite duhet të ushqejë familjen, duhet të çojë nënën e sëmurë, të çojë fëmijët në shkollë. Z.Balla ta merrni këtë, do punoj fort që opozita të na bashkohet tek kjo nismë.’’- tha Valteri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat