Presidenti Meta: Me rëndësi që Shqipëria të arrijë nivelin e besueshmërisë! Jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e paqes

Shqipëria

Presidenti Meta: Me rëndësi që Shqipëria të arrijë nivelin e besueshmërisë! Jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e paqes

Më: 4 maj 2021 Në ora: 10:48
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta  falënderoi NATO-n që zgjodhi Shqipërinë për të zhvilluar stërvitjen “Defender Europe 21”.

Në fjalën e tij para përfaqësuesve amerikane dhe të NATO-s, Kreu i Shtetit shqiptar, u shpreh se kjo  stërvitje është një garanci e fortë që Shqipëria është e gatshme të mbrojë vlerat e demokracisë dhe paqes në Evropë dhe në të gjithë hapësirën Euroatlantike.

“Kjo ngjarje e madhe është një stërvitje shumëkombëshe, ku FA jo vetëm do të mbështesin trupat e tjerë, po do të jenë aktive me 1000 trupa.

Synimi që NATO dhe SHBA kanë vendosur për këtë stërvitje i japin një mundësi të shkëlqyer FA për të testuar aftësitë operacionale të njësive dhe strukturave, jo vetëm të luftimit por edhe mbështetëse duke rritur kështu nivelin e përgatitjes në përmbushje të misionit kushtetues dhe përgjegjësive tona ndaj aleancës.

Ky është një rast i shkëlqyer për të njohur më mirë mjedisin rajonal dhe në këtë kontekst është e rëndësishme që Shqipëria të arrijë atë nivel besueshmërie që kërkon dhe pozicioni dhe roli i saj strategjik. Si presidenti i Republikës dhe komandat i FA jam i bindur në përmbushjen e detyrimeve nga të gjitha strukturat shtetërorë, përfshire edhe ato që lidhen me sigurinë e shëndetit nga covid 19.

Jam besim plotë se pjesëmarrësit e këtij ushtrimi do të mbeten edhe me përshtypjen më mbresëlënëse nga mikpritja shqiptare.

Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit.

Të dashur miq të SHBA, miqësia mes dy kombeve tona është më e hershme sesa periudha e shtetit shqiptar, për të cilin SHBA janë angazhuar shumë për ta njohur.

Jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e lirisë paqes dhe demokracisë në Evropë dhe kudo në hapësirat euroatlantike”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat