Balla: Të shtyhen dy seancat e ardhshme, më 13 maj është festa e Bajramit

Shqipëria

Balla: Të shtyhen dy seancat e ardhshme, më 13 maj është festa e Bajramit

Më: 4 maj 2021 Në ora: 11:24
Taulant Balla

Sot po zhvillohet seanca e parë në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka propozuar shtyrjen e dy e seancave të ardhshme, atë të datës 6 dhe 13 maj.

“Do doja të propozoja dy ndryshime, seanca që është parashikuar për në datën 13 maj nuk mund të mbahet sepse është dita e Bajramit dhe është një festë zyrtare në Shqipëri dhe për këtë arsye të planifikojmë një datë tjetër.

Ndërkohë që për seancën e planifikuar pasnesër do kërkoja të shtyhej me një ditë dhe të zhvillohej ditën e premte, edhe për ti lënë kohë Komisionit të ligjeve për të plotësuar procedurat”, është shprehur Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat