Ishte në zonën e sigurt, por nuk mori mandatin/ Bushati: I nderuar nëse unë isha heroi i vogël për PS-në

Shqipëria

Ishte në zonën e sigurt, por nuk mori mandatin/ Bushati: I nderuar nëse unë isha heroi i vogël për PS-në

Më: 4 maj 2021 Në ora: 13:48
Ervin Bushati

Ndonëse ishte në zonën e sigurt të PS-së kreu i selisë rozë për Tiranën, Ervin Bushati, nuk ia doli të zgjidhet deputet për shkak të votave të pakta preferenciale.

Në një prononcim për mediat nga Kuvendi, ai tha se është i nderuar nëse ka qenë “heroi i vogël i PS-së”, duke theksuar se “çdo fitore e madhe e ka një akt heroik sado modest”.

“Ka shumë vota të pavlefshme. Ka qenë një sistem i ri, shumë nga qytetarët nuk e kanë kuptuar mirë. Kur je në një betejë me kundërshtarët patjetër që ka zonë kontributi, zonë zjarri. Më vjen mirë që kisha privilegjin e një vendi të mirë në listë. Çdo fitore e madhe e ka një akt heroik sado modest. Nëse unë isha heroi i vogël për PS-në jam i nderuar në fakt sepse ka dhënë shumë për mua. Është një histori që e kam parë edhe përsëritet nga 2009-ta”, u shpreh Bushati.

Ervin Bushati, deputeti i dy legjislaturave ishte renditur në listën e Partisë Socialiste në vendin e tretë, por mori vetëm 2837 vota preferenciale. Ishte djali i Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi që theu hersin duke fituar mandatin e deputetit të Partisë Socialiste. Orlando Rakipi ia doli të marrë në total 15658 vota, duke qenë deputeti i dytë më i votuar në kampion socialist, pas Fatmir Xhafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat