KAS heq gjobat për 4 KZAZ, komisionerët u ndëshkuan nga KQZ për vonesat në numërimin e votave

Shqipëria

KAS heq gjobat për 4 KZAZ, komisionerët u ndëshkuan nga KQZ për vonesat në numërimin e votave

Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ ka vendosur të shfuqizojë gjobën që Komisioneri Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vuri për 18 KZAZ.

Vendimi i marrë në mbledhjen e sotme ishte për vetëm 4 nga këto 18 KZAZ, që në datë 26 prill u ndëshkuan nga Celibashi, pasi po vononin procesin e numërimit të votave.

Me këtë vendim të KAS, komisionerët e KZAZ-VE 66, nr. 38, nr. 2, nr. 20 dhe nr. 21 nuk do e paguajnë gjobën prej 3 mijë lekësh të reja.

Një ditë pas zgjedhjeve KQZ-ja gjobiti 18 KZAZ në vend, për shkak se numëruesit nuk ia dolën të numërojnë mbi 50% të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat