92 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, MSH mesazh ngushëllimi për familjarët e Guljelm Radojës

Shqipëria

92 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, MSH mesazh ngushëllimi për familjarët e Guljelm Radojës

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:45
Guljelm Radoja

Në 24 orët e fundit janë shënuar 92 raste të reja me COVID nga 2 851 testime të kryera në total. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë aktori Guljelm Radoja. MSH i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, duke theksuar se me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ai nuk ia ka dalë dot.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, nuk e ka fituar betejën me covid19 aktori Guljelm Radoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve”, njofton MSH.

Janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës,  Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.

Statistika (05 Maj 2021)

Raste të reja ditore        92

Të shëruar në 24 orë      842

Të shtruar në spitale      112

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,851

Testime totale             646,814

Raste pozitive             131,419

Raste të shëruara       113,468

Raste Aktive                 15,548

Humbje jete                  2,403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13096

Fier       607

Shkodër    370

Durrës  246

Korçë    238

Gjirokastër     242

Vlorë    240

Elbasan    132

Dibër     98

Kukës    96

Berat    95

Lezhë   88

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat