Shqipëria del nga harta e kuqe e COVID në botë

Shqipëria

Shqipëria del nga harta e kuqe e COVID në botë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 18:51
Shqipëria del nga harta e kuqe e COVID në botë

Shqipëria ka dalë nga na zona e kuqe e hartës së COVID në botë.  “The New York Times” ka publikur hartën e shpërndarjes së koronavirusit në botë në kohë reale, ku shihet se vendi ynë është ngjyrosur  me të verdhë, që tregon për një rënie të numrit të infeksioneve me COVID.

Ndërkohë vendet ku harta është e  ngjyrosur me të kuqe dhe vishnje, janë ato vende ku situata me pandeminë është e rëndë.

Në vendin tonë javët e fundit ka pasur një rënie të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave si pasojë e Covid-19.

Ditën e sotme në vendin tonë uregjistrua vetëm një viktimë dhe 92 raste të reja.

Ndërkohë mjeku Kita Sallabanda, para disa ditësh në një intervistë që dha për Ora News, tha se një faktor i rëndsishëm që ka ndikur në rënien e rasteve është dhe vaksinimi masiv i popullsisë.

Që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë kryer në total  537.387 vaksinime, ndërsa vijojnë të mbërrijnë edhe doza të tjera vaksinash.

Ditën e djeshme mbërritën në aeroportin e Rinasit 11.700 doza të vaksinës Pfizer, nga këto 7020 doza nga kontrata me kompaninë Pfizer dhe 4680 nga BE. Në vendin tonë po përdoren momentalisht katër lloje vaksinash kundër COVID, Pfizer, AstraXeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat