Lulëzon droga në pandemi, Prokuroria: Rastet e kultivimit të kanabisit u rritën gjatë 2020

Shqipëria

Lulëzon droga në pandemi, Prokuroria: Rastet e kultivimit të kanabisit u rritën gjatë 2020

Më: 5 maj 2021 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Pandemia gjatë vitit 2020 nuk ka ndikuar aspak në rënien e aktivitetit të kultivuesve të kanabisit.

Izolimi nga Covid-19 duket se është shfrytëzuar nga kultivuesit për të mbjellë kanabis në ambiente të mbyllura pa u shqetësuar nga policia.

Sipas raportit të prokurorisë së përgjithshme në lidhje më kriminalitetin në vend thuhet se me akuzën e “Prodhim dhe shitje narkotikësh” si dhe “Kultivim i bimëve narkotike”në gjykatë janë referuar 40.92% raste më shumë se në vitin 2019.

Kushtetuesja shfuqizon nenin e Kodit Penal ku duhet kërkuar leje te policia për të protestuar

Avoakti Enea Cenko tha se në të shumtën e rasteve Gjykata për këta persona ka caktuar masën e arrestit me burg.

"Rastet janë rritur dita-ditës, ku Gjykatat po marrin vendime të ndryshme. Në masat e sigurimit gjithmonë Gjykatat kanë qenë edhe shumë të arsyeshme. Duke qenë në fazën e pandemisë, policia më shumë është përqendruar te pandemia dhe kushtet e pandemisë, por duhet parë gjithmonë pse vjen kjo pasojë, pse kemi kaq shumë.  Jo vetëm ata që kapen, po duhet të shikojmë nga vjen, nga përbëhet, kush janë kryesorët. Kemi parë vetë, disa persona që mund të jenë vetëm punëtore dhe s'kemi parë kryesorët," thotë avokati.

Ditët e fundit policia ka nisur monitorime të imtësishme për kontrollin e territorit si në vendet e hapura ashtu edhe të mbyllura me qëllim parandalimin e kultivimit të lëndës narkotike.

Të cilësuara si zona më problematikë nga ana e uniformave blu janë qytete ku kryeson Kruja, Elbasani, Shkodra dhe Vlora.Së fundmi gjatë një operacione të zhvilluar në Borizanë të Krujës, forcat e rendit arrestuan një 41 vjeçar si dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, pasi gjatë kontrolli ne banesë iu gjetën disa kubikë me fidanë cannabis sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat