Rakacolli: Objektiv të vaksinojmë 1 mln persona, ja pse e hoqëm karantinën me Greqinë dhe Maqedoninë

Shqipëria

Rakacolli: Objektiv të vaksinojmë 1 mln persona, ja pse e hoqëm karantinën me Greqinë dhe Maqedoninë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 21:07
Mira Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka komentuar edhe heqjen e karantinës për udhëtarët që vijnë nga Mqedonia dhe Greqia, vendim i cili u mor vetëm dy javë më parë.

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Rakacolli tha se vendosën ta heqin karantinë pasi javën e fundit janë përgjismuar shifrat e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19.

“Gjithmonë vendimet bazohen në indikatorët që vlerësojnë epidemologjinë. Në kohën që ne morëm vendimin për karantinë 14 ditore për ata që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia, është sepse kishin numra të lartë të rasteve dhe viktimave. Por duke qenë se numri I rasteve dhe viktimave javën e fundit është përgjysmuar, ne vendosëm që të hiqet karantina. “

Më tej ajo thotë se brenda muajit do të shihet se sa ka ndikuar fushata zgjedhore në rritjen e rasteve të reja.

"Brenda muajit do të duket dhe influenca që ka pasur fushata. Por një faktor që ka ndërprerë zinxhirin e infeksionit është edhe vaksinimi."

Rakacolli thekson se vaksinimi masiv do të vazhdojë deri sa të vaksinohet edhe qytetari i fundit, sakaq shpreson që brenda një kohe të shkurtër të përfundojë vaksinimi për 1 milion qytetarë.

"Fushata e vaksinimit do të vazhdojë me intensitet dhe do të përfundojë deri kur të vaksinohet edhe qytetari i fundit. Objektivin e kemi që të mbarojmë sa më shpejt 1 milion qytetarë. Po vazhdojmë përpjekjet që të vijnë edhe vaksina të tjera."        

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat