Adrian Çela: Durrësi nuk ka probleme me krimin, Dako votues i lirë, pjesë e skuadrës së PS

Shqipëria

Adrian Çela: Durrësi nuk ka probleme me krimin, Dako votues i lirë, pjesë e skuadrës së PS

Më: 5 maj 2021 Në ora: 22:29
Adrian Çela

Projektet për katër vitet e ardhshme, fushata elektorale, roli i Vangjush Dakos dhe situata me furnizimin me energjinë elektrike. Kanë qenë këto disa nga çështjet e cekura nga drejtuesi politik i socialistëve në qarkun e Durrësit Adrian Çela në Radarin Informativ përballë gazetares Jonida Shehu.

Çela u shpreh se Durrësi nuk është problematik për krimin dhe shtoi se i vjen keq që qyteti i tij etiketohet në këtë formë. Ndalur në këtë pikë, Çela mori shembull familjen e tij që jeton në Durrës duke theksuar se ata dalin lirshëm në qytet dhe nuk kanë pasur asnjë problem.

Rolin e Vangjush Dakos në fushatë, Çela e cilësoi normal si një votues dhe pjesë e partisë që nuk ka probleme me ligjin ndërsa e listoi në grupin e socialistëve ku përfshihen patronazhistë, koordinatorë dhe funksionarë të tjerë brenda partisë që kanë kontribuar për fitoren.

Ai tha se në përfundim të numërimit të votave, qytetarët e Durrësit festuan fitoren e socialistëve ndërsa shtoi se nëse ata konsiderohen kriminelë atëherë mund të rreshtohet edhe ai pas tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat