Çështja e pronave ka sjellë 9 mijë të vdekur, analistët diskutojnë për tragjedinë shqiptare

Shqipëria

Çështja e pronave ka sjellë 9 mijë të vdekur, analistët diskutojnë për tragjedinë shqiptare

Më: 5 maj 2021 Në ora: 22:40
Aleksandër Çipa

Çështja e pronave ka shkaktuar gjatë 30 viteve në tranzicion më shumë të vdekur se sa llogariten të jenë krimet e komunizmit.

Analisti Aleksandër Çipa thotë se kjo është një çështje delikate dhe askush nuk tenton ta zgjidhë nga pika zero.

Kandidati i Nismës Thurje, Pano Soko tha se bëhet fjalë për rreth 500 mijë ndërtime pa leje që kanë sjellë një përplasje sociale.

“Kemi pronarët dhe ata që e kanë zaptuar, praktikisht popullsia është e ndarë në dy pjesë dhe askush nuk guxon që të për interes politik të pozicionohet qartë në mbështetje të njërës palë”, tha ai.

Gjithashtu z. Soko shtoi se gjatë periudhës tranzitore është bërë masakra më e madhe pasi dikush e ka marrë pa drejtë e ka shitur dhe për një pronë kemi tre pronarë.

“Nuk është vetëm ligji 7501, por është thelbi i problemit”, deklaroi ai.

Sipas z. Çipa nga çështja e pronës janë krijuar rrathë centrikë pasi një pjesë e pronarëve janë kompensuar por nuk e kanë zgjidhur plotësisht problemin.

“Çdo parti që premton se do të zgjidhë çështjen e pronës në Shqipëri është hipokrite, është e prirur të mashtroi dhe gënjejë publikisht”, tha analisti.

Për Ben Andonin çështja e pronës nuk mund të zgjidhet lehtë pasi është një nga tragjeditë më të mëdha në Shqipëri.

“Janë gati 9 mijë të vdekur, ka kaluar ato të pretendohet për komunizmin dhe kjo është e sigurt”, deklaroi gazetari.

Sipas tij Shqipëria në 30-40% të saj është e pabanueshme dhe mund të ofrojë një zgjidhje alternative për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat