A gaboi PD-ja që nuk garoi me një listë me LSI? Ben Andoni bën analizë shteruese

Shqipëria

A gaboi PD-ja që nuk garoi me një listë me LSI? Ben Andoni bën analizë shteruese

Më: 5 maj 2021 Në ora: 22:44
Lulzim Basha

Gazetari dhe analisti i njohur, Ben Andoni thotë se hyrja në një listë të përbashkët e PD-LSI nuk do kishte asnjë kuptim logjik për shkak të filozofisë politike që ata përfaqësojnë.

Ai tha në “Ilva Now” se LSI-ja është më e majtë se sa Partia Socialiste dhe kjo qasje nuk ngjiste në elektorat, nëse do ishte në një listë të përbashkët me selinë blu.

“PD sot e kësaj dite nuk largohet nga slogani i anti-komunizmit, ndërkohë LSI është më e majtë se PS. Çfarë do t’i thoshte një listë e përbashkët?”, u shpreh ai.

Ai shtoi se lideri i Partisë Demokratike nuk arriti do të mobilizonte veten e vet dhe kështu, do ta kishte të pamundur të krijonte bindjen e arsyeshme tek elektorati se gara në një listë të përbashkët me LSI do ishte zgjedhje e duhur.

“Basha nuk arriti të përgatiste dot veten e vet dhe jo të përgatiste strukturat”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat