​Rama udhëton drejt Italisë, merr pjesë në konferencën mbi Europën

Shqipëria

​Rama udhëton drejt Italisë, merr pjesë në konferencën mbi Europën

Më: 6 maj 2021 Në ora: 08:19
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur drejt Italisë pasditen e sotme. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në konferencën e 10 të “The State of the Union” me temë “Europa në një botë që ndryshon”.

E organizuar nga Instituti Europian i Firences, kjo konferencë do të diskutojë mbi rolin e Europës në zhvillimin botëror.

Në takim do të jenë të pranishëm edhe Luigi di Maio e Presidentja e KE, Ursula Von der Layen.

Kryeministri Rama do të jetë një nga folësit e konferencës, rreth orës 15:00, ditën e enjte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat