Pranga 5 rojeve bregdetare në Vlorë/ Ndihmuan skafistin të arratisej

Shqipëria

Pranga 5 rojeve bregdetare në Vlorë/ Ndihmuan skafistin të arratisej

Më: 6 maj 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Policia e Vlorës kapi këtë të enjte pesë persona, në vijim të një operacioni të nisur qysh në janar, kundër kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, në drejtim të Italisë.

Të prangosurit janë roje bregdetare të Forcës Detare. Shtetasit B. B., 38 vjeç, R. Ç., 54 vjeç, B. M., 26 vjeç, S. B., 23 vjeç dhe A. A., 34 vjeç akuzohen se gjatë operacionit në janar.

Kanë lënë të lirë më dashje drejtuesin e gomones, me të cilin transportoheshin emigrantët.

Për të arrestuarit, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzën “Shpërdorim detyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat