Lëvizje në kabinetin Rama, ja kush janë dy zëvendësministret e reja tek Mbrojtja dhe Arsimi

Shqipëria

Lëvizje në kabinetin Rama, ja kush janë dy zëvendësministret e reja tek Mbrojtja dhe Arsimi

Më: 6 maj 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Dy zëvendës ministre të reja në kabinetin “Rama 2”. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku është liruar nga detyra si zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Aspasjana Kongo.

Ndërkohë që zëvendës ministrja e re e Arsimit do të jetë Znj. Bora Muzhaqi, e cila ishte zëdhënëse e fushatës së PS-së, njëkohësisht dhe kandidate për deputete.

Një tjetër lëvizje dhe tek Ministria e Mbrojtjes, ku është vendosur zëvendësministre Znj. Dallëndyshe Bici, e cila ishte kandidate për deputete në Tiranë.

Vendimet e marra sot në mbledhjen e qeverisë hyjnë në fuqi menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat