Ministrja për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën takim me Xhaçkën

Shqipëria

Ministrja për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën takim me Xhaçkën

Më: 6 maj 2021 Në ora: 10:17
Foto nga takimi

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me kolegen e saj austriake, ministren për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler.

Edstadler theksoi se Austria po përpiqet për pasaportën e gjelbër, në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë për shqiptarët.

Olta Xhaçka: Austria i ka dhënë asistencë Shqipërisë për të përballuar tërmetin dhe pandeminë Covid-19. Austria është e zëshme dhe ndërgjegjshme sesa të ndërvarur jemi nga kërcënimi dhe ndaj ndau doza ndaj Covid, nën emrin e BE-së. Të lehtësohen pengesat për rajonin tonë. Austria e kupton mirë sesa e rëndësishme është qasja strategjike e BE ndaj vendit tonë. Be të vlerësojë arritjet tona.

Karoline Edstadler: Urime për zgjedhjet e 25 prillit. Duam të punojmë me ju për perspektivë të rëndësishme që të hyni në BE. Ne kemi rrënjë të forta politike me Shqipërinë. Po përpiqemi për pasaportën e gjelbër, që të mundësohet lëvizja e lirë. Ju po bëni shumë që t’i tregoni BE-së se po ecni mirë me integrimin. Janë 145 mijë vaksina anti-Covid për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat