Makina e policisë kufitare aksidenton të moshuarin, shoqërohet në Komisariat polici

Shqipëria

Makina e policisë kufitare aksidenton të moshuarin, shoqërohet në Komisariat polici

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zvirinë, Maliq.

Mësohet se mjeti i policisë kufitare ka përplasur 78 vjeçarin, Dylber Dervishi, i cili është dërguar në spital dhe gjendja paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Polici u shoqërua në komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak

Më datë 06.05.2021, rreth orës 09:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, shtetasi S. N., duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar këmbësorin D. D., rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat