Emrat/ Polici me automjetin e punës përplas këmbësorin 78-vjeçar në Maliq, i aksidentuari dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Emrat/ Polici me automjetin e punës përplas këmbësorin 78-vjeçar në Maliq, i aksidentuari dërgohet me urgjencë në spital

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Policia njofton se një efektiv punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, ka aksidentuar në aksin Korçë – Pogradec, shtetasin Dylber Dervishii, 78 vjeç.

Sipas policisë, i aksidentuari është dërguar me urgjencë në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 06.05.2021, rreth orës 09:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, shtetasi Sali Nezha, duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar këmbësorin Dylber Dervishi, rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat