Integrimi në BE/ Kryenegociatori Zef Mazi pret ministren austriake

Shqipëria

Integrimi në BE/ Kryenegociatori Zef Mazi pret ministren austriake

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:30
Zef Mazi dhe Karoline Edstadler

Kryenegociatori Zef Mazi dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali kanë pritur në një takim ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler.

Në fjalën e tij, Mazi u shpreh se po punohet fort që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet brenda presidencës portugeze.

“Miratimi i kuadrit negociues me Shqipërinë dhe konferencën e parë ndërqeveritare. Po punohet fort si nga ana e Shqipërisë edhe nga ana e shteteve të unionit që të mbyllet me pozitivitet brenda këtij 6 mujori të presidencës portugeze” tha Zef Mazi.

Nga ana e saj, ministrja Edstadler u shpreh se Austria do ta mbështesë shqipërinë në procesin e integrimit.

“Është çështje sigurie për BE që të vazhdojmë me këtë proces. Ju duhet të vazhdoni me reformat tuaja. Përgëzime për hapat që keni marrë.  Ka shumë për të bërë dhe Austria do t’ju mbështesë. E dyta është një çështje besueshmërie nga ana e BE që të vijojmë me procesin e anëtarësimit. Po bëjmë maksimumin që të bindim miqtë në BE që hapat e mëtejshëm duhet të përmbushen në muajit që vijon të vitit”, u shpreh Edstadler.

SPIROPALI: AUSTRIA, ROL KYC

“Folëm mbi progresin që Shqipëria ka bërë për integrimin në BE dhe nevojën për konferencën e parë ndërqeveritare brenda presidencës portugeze. Austria dhe ministrja është një mbështetëse e madhe e Shqipërisë dhe Ballkanit. Austria ka luajtur një rol kyç si një njohëse shumë e mirë e Ballkanit dhe Shqipërisë.

Është inkurajuese që është e dyta vizitë e ministres. Edhe kohë të vështira dhe kjo mbështetje, ky koordinim që është bërë besoj se do të sjellë një rezultat pozitiv për Shqipërinë në vendim e majit qershorit.

Jo vetëm korniza negociuese nga Shqipëria është kryer, por edhe vendimi i BE për kredibilitetin e institucioneve do të shkojë në vend dhe Shqipëria do marrë vendimin e merituar.

Folëm për punën që kemi bërë, për ligjet e reformës në drejtësi. Të gjitha institucionet e drejtësisë sot janë funksionale”, tha Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat