Meta i uron mirëseardhjen në Shqipëri presidentit slloven Borut Pahor

Shqipëria

Meta i uron mirëseardhjen në Shqipëri presidentit slloven Borut Pahor

Më: 6 maj 2021 Në ora: 12:19
Foto nga takimi

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka uruar mirëseardhjen në vendin tonë Presidentit slloven Borut Pahor.

Meta do të ketë një takim sot me homologun slloven, teksa ka publikuar një foto nga mbërritja e tij në Rinas.

“I uroj mirëseardhjen në Shqipëri, Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor, i cili po zhvillon një vizitë pune në vendin tonë, në kuadër të përgatitjes të takimit të përvjetorit të 10 të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet më 17 maj në Slloveni. 🇦🇱🤝🇸🇮”, shkruan Presidenti Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat