“Përgjegjësia për dështimin është e drejtuesve të lartë”/ Grupimi ‘Për PD-në’: Largimi i Bashës shënon ringritjen e partisë

Shqipëria

“Përgjegjësia për dështimin është e drejtuesve të lartë”/ Grupimi ‘Për PD-në’: Largimi i Bashës shënon ringritjen e partisë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 12:23
Lulzim Basha

Grupimi “Për PD-në”, ku janë bashkuar Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj, Indrit Hoxha, kërkon largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Në deklaratën e tyre për mediet, ata shprehen se përgjegjësia për dështimin bie mbi drejtuesit e lartë të partisë, duke shtuar se largimi i Bashës do t’i hapte rrugë ringritjes së PD-së.

“Jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia për zgjedhjet është përgjegjësi politike e drejtuesve të lartë të partisë. Në politikë një drejtues mban përgjegjësinë e dështimit, pavarësisht nga arsyet e dështimit. Kryetari i PD dhe drejtuesit e lartë të partisë duhet të marrin përgjegjësi për këtë humbje kaq të rëndë. PD ka shembull të një sjelljeje politike dhe qytetare. Z.Sali Berisha dhe drejtues të lartë të saj morën përgjegjësinë dhe vendosën një standard. Largimi, dorëheqja e parevokueshme e z.Basha jo vetëm nuk është fundi i PD-së por është fillimi i ringritjes së saj. Ai i detyrohet partisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Sipas këtij grupimi dalja nga parlamenti e opozitës i dhuroi PS-së hapësirën mediatike dhe shesh betejën politike.

“Dalja nga parlamenti i dhuroi PS-së hapësirën mediatike dhe shesh betejën politike. Për më tepër dalja nga parlamenti lejoi hyrjen në parlament të listës së PD-së që rezultoi e shitur dhe se ishte përzgjedhur në mungesë të plotë të përgjegjësisë politike të LB. Me ta u krijua një shumicë kushtetuese nga PD që bëri të mundur epërsinë e saj me ligj. Partia Demokratike u bë e parëndësishme institucionalisht”, thuhej më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat