Vizioni i Edona Bilalit për Shkodrën: Do jem ndërmjetëse mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale

Shqipëria

Vizioni i Edona Bilalit për Shkodrën: Do jem ndërmjetëse mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:21
Edona Bilali

Deputetja e zgjedhur nga Partia Socialiste në Shkodër, Edona Bilali tha se ky qark ka zhvilluar zgjedhje model pasi nuk është regjistruar asnjë incident.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, znj. Bilali theksoi se fushata e saj ka qenë e fokusuar kryesisht tek vota e Partisë Socialiste.

“Shkodra ka pasur zgjedhjet transparente. Është hera e parë që nuk regjistrohet asnjë incident. Fushata ime ka qenë e fokusuar tek numri 12. Jam shumë e kënaqur për rezultatin personal, sepse janë borxhe dhe motiv për të bërë më të mirën për Shkodrën”, tha Bilali.

Ajo siguroi qytetarët e Shkodrës së në legjislaturën e re do të jetë një zë i fortë dhe do të mbrojë kauzat, të cilat i shërbejnë qytetarëve.

“Do jem unë ndërmjetëse mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale për të çdo kauzë që është në të mirë të qytetarëve të Shkodrës. Kryesisht qytetarët ende nuk e bëjnë dallimin se cilin shërbim e merr nga qeverisja qendrore apo nga ajo lokale. Personalisht do të jem e investuar, duke bërë negociatorin mes dy palëve në favor të qytetarëve”, shtoi ajo.

Pyetjes së gazetares Loneta Progni nëse do jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar, deputetja e zgjedhur theksoi se është gati të japë kontributin e saj.

“Kur e kam pranuarftesën për t’ju bashkuar qeverisë Rama e kam pranuar vetëm me kushtin që unë vij për të kontribuar për qarkun e Shkodrës. Çdo gjë që është në këtë linjë  patjetër jam e gatshëm për të kontribuar. Por, mendoj se edhe në pozicionin që jam do jap kontributin tim”, shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat