Humbi djalin 7-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit, Durdaj: Asgjë personale me Mediun, dosja është hetuar nga një bandë kriminale

Shqipëria

Humbi djalin 7-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit, Durdaj: Asgjë personale me Mediun, dosja është hetuar nga një bandë kriminale

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:46
Zamira Durdaj

Zamira Durdaj, e cila humbi të birin e saj 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, ka kallëzuar në SPAK ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Në një intervistë për Euronews Albania, znj. Durdaj tha se nuk ka asgjë personale me ish-ministrin Fatmir Mediu, por e kërkon drejtësinë tek institucionet që drejtonin shtetin shqiptar në kohën kur ndodhi tragjedia.

Znj. Durda tha se dosja e Gërdecit në të gjitha shkallët e drejtësisë është gjykuar nga një bandë kriminale, ndërsa theksoi se për një ngjarje të ndodhur në mes të ditë dhe të filmuar masivisht nuk ka nevojë për prova të reja, por vetëm për vullnet politik dhe nga sistemi i drejtësisë që kësaj çështjeje t’i shkohet deri në fund për të vënë drejtësi.

“Duhet të hapet e gjithë dosja, pasi nuk është hetuar si dosje korruptive. Në të gjitha shkallët është hetuar nga një bandë kriminale, ndaj duhet të hapet e gjithë dosja”, tha znj. Durdaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat