Shkarkimi i Metës, mësohen 4 emrat e parë të komisionit hetimor, asnjëri nuk mori mandat në 25 prill

Shqipëria

Shkarkimi i Metës, mësohen 4 emrat e parë të komisionit hetimor, asnjëri nuk mori mandat në 25 prill

Më: 6 maj 2021 Në ora: 20:33
Ulsi Manja dhe Ilir Meta

Lidhur me nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, mësohet se kryetari i komisionit hetimor për këtë çështje do të jete Alket Hyseni.

Po ashtu, nga ana e opozitës do të jenë deputetët Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Interesant është fakti që deri më tani, asnjëri nga këta 4 deputetë nuk kanë arritur të marrin mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

PS së bashku me opozitarët në ditët e fundit të mandatit të tyre i kanë hapur rrugë hetimit parlamentar për presidentin e Republikës Ilir Meta.

Pas dështimi të herës së parë, socialistët kërkojnë me ngulm që në tentativën e dytë të bëjnë gjithçka për ta larguar Ilir Metën nga posti i Presidentit me akuzën e shkeljes së rëndë të Kushtetutës gjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

Prandaj ata do të paraqesin nesër në seancë parlamentare kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës.

Nga ana e tij, Ilir Meta, kërkoi nga "Ligjet" që të dëgjohet në një seancë të posaçme të hënën, datë 10 maj, pasi e kishte të pamundur të paraqitej në mbledhjen e 6 majit për shkak të agjendës presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat