Integrimi, Komisioneri për Zgjerim i BE: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Shqipëria

Integrimi, Komisioneri për Zgjerim i BE: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Më: 6 maj 2021 Në ora: 21:42
Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri më tani janë trajtuar si të pandara në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por problemet me të cilat Shkupi është përballur kohët e fundit me Sofjen, për shkak të çështjeve të një konteksti historik, BE mund të detyrohet të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë, në vend të të dy vendeve.

Në një prononcim për mediat në Bruksel, mundësia që diçka e tillë të ndodhte u la e hapur nga Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Vlerësimi ynë është se të dy vendet, si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë përmbushur të gjitha kushtet për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Shpresoj se do të jemi në gjendje të kemi konferencat e para ndërqeveritare në qershor të këtij viti. Nëse hasim përsëri në vështirësi me Maqedoninë e Veriut që do të thotë se do jemi të pasuksesshëm në bindjen e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të arritur në një zgjidhje reciprokisht të pranueshme, atëherë do të shfaqet pyetja, nëse mund të shkojmë përpara vetëm me Shqipërinë, dhe ne do të duhet ta marrin në konsideratë këtë. Mund të jetë një opsion ”, tha ai.

Ndonëse nënshkruan Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, Mqedonia e Veriut dhe Bullgaria nuk kanë gjetur ende një konsensus në lidhje me kontestimin e gjuhës maqedonase nga ana e Bullgarisë si dhe ngjarjeve historike deri në vitin 1944, përkatësisht prejardhjen e heroit të dy vendeve, Goce Dellçev, rolin e VMRO-së (organizata e brendshme revolucionare maqedonase) dhe Kuvendin e Ilindenit, që kishte shpallur pavarësinë e shtetit të parë maqedonas, më 2 gusht të vitit 1903. Kjo po mbanë peng edhe nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat