Kufijtë e Ballkanit Perëndimor, Paskal Milo: Jemi përballë përplasjes mes fuqive të mëdha

Shqipëria

Kufijtë e Ballkanit Perëndimor, Paskal Milo: Jemi përballë përplasjes mes fuqive të mëdha

Më: 6 maj 2021 Në ora: 21:45
Paskal Milo

Ish ministri i Jashtëm,  Paskal Milo këtë të enjte i ftuar në log ka komentuar debatet e fundit në lidhje me ndryshimin e kufijve të vendeve të Ballkanit.

Në këtë emision në një panel të ftuarish është diskutuar në lidhje me “non paper” , që janë publikuar së fundmi.

Milo në fjalën e tij ka theksuar se trazimi i çështjeve të tilla është në interes të fuqive të mëdha që kërkojnë të fitojnë terren.

Ndër të tjera ai ka theksuar se çështja e ndryshimit të kufijve në Ballkan është përplasje mes fuqive të mëdha.

“Nuk më ka lënë përshtypje të veçantë pasi nuk është hera e parë që trajtesa të tjera janë intriguese për këto çështje të rëndësishme, po ka një dorë të fshehtë për të shpërndarë dhe për të bërë zhurmë. Duke kontribuar në këtë mënyrë dhe duke ngacmuar më tepër urat e zjarrit në Ballkan. Kush është i interesuar sot për të ngacmuar urat e Ballkani dhe për të nisur një konflikt? Unë këtë do e shikoj në gjeostrategjinë e fuqive të mëdha që për të realizuar objektivat e tyre në rajon përdorin lojtarët e vegjël të Ballkanit, të cilët inkurajojnë në një forma apo i nxisin për të krijuar rrethana për lojën e fuqive të mëdha.

Fuqitë e mëdha kështu kanë luajtur dhe vijojnë të luajnë dhe sot e kësaj dite, ato që kanë qenë ndryshojnë rrethanat dhe lojtarët e vegjël por objektivat mbeten. Jemi përballë një përplasje të fuqive të mëdha në Ballkan, ku prodhohen politikat e nxitjes dhe të shpërthimeve Unë jam i bindur që trazirat që ndodhin sot këtu nuk janë për Ballkanin, por shërbejnë si laborator dhe shihen se si këto politike mund të zbatohen në Krime. Nëse Ballkani Perëndimor do të ishte pjesë e BE-së nuk do të kishim një situatë të tillë”, ka thënë Milo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat