Grida Duma denoncon fakte të panjohura për plagosjen në Kavajë

Shqipëria

Grida Duma denoncon fakte të panjohura për plagosjen në Kavajë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 21:54
Grida Duma

Kandidatja e Partisë Demokratike, Grida Duma e cilëson ngjarjen e ndodhur në Kavajë si ngjarje plotësisht politike. Znj. Duma tha se kjo përcaktohej nga rrethanat pasi plagosja ndodhi brenda zyrës së shtabit elektoral.

Ajo deklaroi gjatë intervistës në “Ilva Now” se në ngjarje u përfshinë dy punonjës të policisë bashkiake dhe Policia e Shtetit ka tentuar ta manipulojë ngjarjen. Madje tha se i dyshuari akuzohet për armëmbajtje pa leje.

“Po ta them me shumë sinqeritet, nëse Bledit (të plagosurit) do t’i kishte ndodhur gjë me jetën, unë nuk e di se si mund të vazhdoheshin zgjedhjet. Është e vështirë shumë të humbësh një anëtar të partisë, sekretar apo një djalë të mirë. Kjo është një ngjarje shumë e keqe. Kam shumë për të thënë për forcat e policisë. Unë isha aty në rastin e plagosjes. Sa më thanë nuk e besova dhe thash mos po e ekzagjerojnë. Shkova direkt, as 6 minuta nuk jam vonuar dhe shikoj policinë që po e rrethonte”, u shpreh znj. Duma.

“E gjithë policia ishte e ngrirë pasi në ngjarje kishin marrë pjesë Drejtori i Policisë Bashkiake me një polic tjerë bashkë me një biznesmen që rrinte me kryetarin e bashkisë. Ata nuk dinin si të vepronin, ishin të pavendosur dhe të paqartë. Dy policët janë me arrest shtëpie. Pas një ore që unë vazhdoja të qëndroja aty, në moment të fundit deshën të hiqnin edhe kordonin e policisë për të mos e quajtur skenë krimi. E di ti që ai djali që plagosi është dënuar për armëmbajtje pa leje. Më thuaj çfarë të themi. Ai ka plagosur një njëri edhe ai është kapur për armëmbajtje pa leje. Nëse policia është në këtë gjendje dhe organet e drejtësisë janë në këtë gjendje ne duhet të vëmë alarmin”, deklaroi kandidatja e PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat