PS i bën propozimin e parë Bashës: Na mbështet ta shkarkojmë Metën: Do ishte dinjitoze

Shqipëria

PS i bën propozimin e parë Bashës: Na mbështet ta shkarkojmë Metën: Do ishte dinjitoze

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:48
Taulant Balla

Partia Socialiste kërkon jo vetëm ndihmën e opozitës së re por dhe mbështetjen morale nga PD, për të shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit Ilir Meta.

 "Kurrë nuk kemi pasur një president si Meta" deklaroi kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit.

"Nuk po kërkojmë shkarkimin e Ilir Metës se kemi një inters specifik se kush do të jetë pasardhësi i Ilir Metës apo duhet të vendosim president një përfaqësues tonin. Rrini të qetë nuk është qëllimi ynë. Ky është një shërbim që po i bëjmë dinjitetit institucional Shqipërisë tonë.

Nëse ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk do ta bëjmë këtë shkarkim, si institucioni që e ka zgjedhur, mos veprimi ynë do shkonte në kushtet e shpërdorimit të detyrës. Thirrja ime për anën e djathtë të kësaj salle është thirrje në anë të nevojës për t’i hequr vendit nga supi këtë turp.

Thirrja ime përveç opozitës parlamentare shkon dhe ndaj, PD e personalisht Lulzim Bashës. Tashmë PD ka në këtë sallë deputetë që garuan në emër të PD më 25 prill. Do ishte dinjitoze që edhe opozita e PD-së ti bashkohet moralisht kësaj iniciaive” tha Balla.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit kryeministri Edi Rama por dhe Taulant Balla janë gati të shtrijnë dorën për një bashkëpunim të ri me Partinë Demokratike.

Historia i gjykoftë të gjithë për këtë nismë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat