LSI: Të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në të gjithë qarkun e Gjirokastrës

Shqipëria

LSI: Të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në të gjithë qarkun e Gjirokastrës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 13:19
Monika Kryemadhi

LSI ka bërë një ankimim në Komisionin e Ankimimeve në KQZ, ku kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në bashkinë e Dropullit të qarkut Gjirokastër dhe  - duke qënë se kjo pavlefshmëri ndikon në rezultatin e shpërndarjes së mandateve për qarkun Gjirokastër -  shpalljen e pavlefshme për të gjithë qarkun Gjirokastër!  

Në ankimim argumentohet se urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për karantimin e shtetasve që hynin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ka ndikuar në këtë rezultat.

Sipas LSI, “ky urdhër ka ndikuar drejtpdrejt në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër.”

Dokumenti:

Image
Dokumenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat