Goditën dy infermierë në ambientet e Spitalit të Korçës, lirohen 4 të arrestuarit

Shqipëria

Goditën dy infermierë në ambientet e Spitalit të Korçës, lirohen 4 të arrestuarit

Më: 7 maj 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Gjykata e Korçës ka caktuar masën detyrim paraqitje për autorët që goditën për shkak të detyrës dy infermierë. Ngjarja në fjalë ndodhi në spitalin Rajonal të Korçës.

Bëhet fjalë për shtetasit; Eduard Çoriga, 43 vjeç; Sokol Meti, 45 vjeç; Taulant Muco, 23 vjeç dhe Ronaldo Xhelillari, 18 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas në 1 maj u paraqiten në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shtetasin E. Ç., i cili ndodhej në gjendje të dehur dhe në bashkëpunim mes tyre u konfliktuan verbalisht dhe më pas goditen për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij Spitali konkretisht shtetasit E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat