Vangjel Tavo: Komiteti “politik” i ekspertëve u mohoi të drejtën e votës të ardhurve nga Greqia

Shqipëria

Vangjel Tavo: Komiteti “politik” i ekspertëve u mohoi të drejtën e votës të ardhurve nga Greqia

Më: 7 maj 2021 Në ora: 16:48
Vangjel Tavo

LSI është e para parti opozitare që ka ankimuar zgjedhjet, pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Bashkinë Dropull dhe në të gjithë qarkun Gjirokastër.

Ish deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, foli për Euronews Albania mbi këtë kërkesë, duke pretenduar se vendosja e karantinës dy javore për personat që do të vinin nga Greqia dhe RMV-ja, është bërë enkas për të ndaluar votuesit potencialë që mund të vinin nga Greqia për të votuar në qarkun e Gjirokastrës.

“Është pretendim i ngritur që në momentin kur qeveria shqiptare, pra, partia në pushtet vendosi që një numër i caktuar njerëzish të ardhur nga Greqia, t’u ndalojë të drejtën e votës nëpërmjet Komitetit të Ekspertëve”, u shpreh z. Tavo.

Vangjel Tavo tha se ky vendim i marrë nga Komiteti i Ekspertëve ka qenë për të një vendim politik, pasi situata epidimiologjike në vendet përkatëse ka qenë më e mirë sesa në momentin kur u hoq karantina. Z. Tavo dha si argument faktin që karantina dy javore u hoq pa kaluar ende dy javë nga momenti kur u vendos, pra, pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Një vendim totalisht politik, i marrë katër ditë para zgjedhjeve. Është vendosur karantinimi i 14 ditë ndërkohë që sapo mbaruan zgjedhjet, pa kaluar ende 14 ditët e karantinimit, Komiteti Teknik, politik gjithmonë, që të hiqet karantina për të ardhurit nga Greqia dhe RMV, ndërkohë e kam theksuar që në momentin që vendosën karantinën se nuk ka asnjë lloj justifikimi teknik dhe shkencor, pasi në momentin që është vendosur kjo karantinë, gjendja epidimiologjike e këtyre dy shteteve ka qenë më e mirë se sa kur u hoq karantina”, u shpreh Vangjel Tavo.

Për z. Tavo, qëllimi i vetëm i vendosjes së karantinës ka qenë ndalimi i personave që do të vinin nga Greqia në Gjirokastër për të votuar. Sipasd tij, në qarkun e Gjirokastrës nuk u arrit të bëhej vlerësimi realist i rezultatit të zgjedhjeve.

“Ishte një rezultat i cunguar për shkak të një vendimi anti-kushtetues dhe anti-ligjor të komitetit “politik” të ekspertëve”, u shpreh z. Tavo.

Z. Tavo përmendi se në zgjedhjet e 2017-tës dhe 2013-tës në qarkun Gjirokastër kanë votuar 6750, ndryshe nga ky vit ku votuan rreth 2900. Për këtë, Vangjel Tavo tha se u është mohuar e drejta e votës rreth 3500 qytetarëve.

“Unë në Bashkinë e Dropullit në 2013 dhe 2017, kishin votuar 6750 votues, kanë votuar vetëm 2900 votues. Janë 3500 votues që u është mohuar e drejta e votës. Të gjitha ata që ishin votues të PS-së kanë qenë komisionerë, numërues, edhe pse erdhën nga Greqia. Unë për këtë kam bërë padi në prokurorinë e rrethit të Gjirokastrës, ditën e zgjedhjeve”, tha z. Tavo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat